Navigation items and banners
Master of Arts në Freie Universität Berlin
Mirë se vini në EES Online - i vetmi program Master në fushën e Studimeve të Evropës Lindore
Në kërkim të një programi master? Mendoni të ndiqni një program në një universitet të shkëlqyer, siç është Freie Universität Berlin? Dëshironi të kombinoni studimet e mëtejshme me jetën profesionale dhe familjare? Po sikur të zgjidhni këtë rrugë të re, të studioni online?
EES Online, një ndër 10 programet më të mira ndërkombëtare në fushën e studimeve Master në Gjermani ju ofron njohuri dhe kualifikim të thelluar në lidhje me një nga rajonet më tërheqëse në botë: Evropën Lindore. Ne përdorim zërin e fundit të teknologjisë së komunikimit, për të cilën, në vitin 2006, programi fitoi çmimin e Freie Universität Berlin për iniciativën e shkëlqyer të integrimit të formave dhe mjediseve alternative të të nxënit (blended learning). Programi ynë M.A. ju ofron njohuri të thelluara në fusha të lidhura me këtë rajon tepër interesant e me ritme të shpejta ndryshimi. Karriera juaj do të fitojë impulse të reja, ndërkohë që mund të ndiqni njëkohësisht jetën tuaj profesionale. EES Online ofrohet si program i plotë dyvjeçar, por krijohet edhe mundësia e ndjekjes me kohë të pjesshme dhe zgjatja e studimeve deri në katër vjet.
Realizoni ambiciet tuaja dhe bëhuni pjesë e komunitetit nërkombëtar të EES Online. Ju mirëpresim në këtë program, në të cilin do të gjeni mbështetjen tonë. Mund të na kontaktoni për çdo pyetje ose konsulencë të mëtejshme.
Kurset e reja nisin çdo vit në tetor. Nëse dëshironi të ndiqni studimet në kursin e ardshëm, aplikoni deri më 30 prill.
Klaus Segbers
Drejtues programi
Impressions
In-house classes. Our students are here again! Highlights of the week are a guided tour of the Museum of European Cultures and the graduation ceremony.

























